domenica 30 giugno 2013

Messi me yjet e futbollit, fitojnë 9-6 (Video)

Lionel Messi dhe shokët e tij e kanë fituar ndeshjen miqësore që është zhvilluar mbrëmë në Kolumbi. Ndeshja ishte e karakterit humanitar, ndërsa Messi kishte ftuar në skuadër lojtarë si Javier Mascherano, Emiliano Insua, Ricardo Alvarez, Martin Demichelis, Pablo Aimar, Sergio Aguero dhe Agustin Orionin.
Në skuadrën e yjeve të botës ishin lojtarë të njohur si Antonio Cassano, Pablo Osvaldo, Krkic, Hamsik, Abidal, Rodriguez, Yepes e Hernandez.Messi realizoj një gol dhe bëri asiste në këtë ndeshje. Destinacioni i radhës për Messin është Peruja ku ai do të luaj edhe një ndeshje humanitare./fishmedia/

Nessun commento:

Posta un commento