martedì 25 giugno 2013

E kanë parë duke bërë banjo, nëpërmjet kamerës së laptopit të saj. Kujdes!

Rejçel Hindman, studente e gjuhës angleze në Glazgov, ka marrë lap topin e saj që deri sa të bëj banjo të përcjell edhe një film derisa po relaksohej në vaskën e banjës së saj.
Por për një moment ka parë se kamera e kompjutorit të saj është aktivizuar dhe se në kompjuter kanë filluar të aktivizohen programe sikur me to të punojë ndonjë xhind, thotë ajo.
Me këtë rast ajo është trishtuar nga fakti se dikush tjetër ka komanduar me kompjutorin e saj.
Ky është vetëm një rast ku hakerë të ndryshëm bëjnë depërtimin në pajisjet të ndryshme elektronike. Në këtë rast, hakerët nëpërmjet rasteve të ashtuquajtura rating (“ratting”) dërgojnë viruse që u mundëson qasje deri te pajisjet e personave të caktuar pa dijen e tyre, mëson albtime. Pas kësaj aktivizojnë kamerën e tyre (që në shumicën e kompjutorëve është veç e integruar) dhe përcjellin “viktimat” në momentet më intime.
Veç kësaj siç njofton BBC, kjo është shndërruar në biznes profitabil të “nëntokës”, ku përfitohen shuma të majme duke iu mundësuar klientëve të interesuar për të përcjellë momentet intime të personave të caktuar.
Ajo që është më e keqe, pedofilët përdorin këtë për të spiunuar fëmijët minoren, të cilët në shumicën e rasteve kanë kompjutorë në dhomat e tyre të fjetjes.
Teknika funksionon, ashtu ku viktima pranon të zbres prej interneti softuer të caktuar zakonisht përmes postës elektronike apo linqeve që u vijnë në rrugë të pasigurta, ku ju rekomandohet të hyjnë në linqe të ardhëshme.
Kur njëjherë të instalohet “remote administration tool – RAT” (pajisja për administrim nga largësia), kjo u mundëson hakerëve që në çdo çast të marrin kontrollën mbi pajisjen tuaj, në të njëjtën mënyrë si ekspertët e IT-së kur rregullojnë kompjutorët nëpër zyret e ndryshme./shqip99/

Nessun commento:

Posta un commento