Partia Demokratike e Shqipërisë ka kritikuar shpalljen e parakohshme të fitores nga kreu i koalicionit të majtë, Edi Rama. Partia e drejtuar nga Sali Berisha rikujton se Partia Socialiste e kishte shpallur fitoren edhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2009, por nuk doli ashtu.
“Nuk duhet të harrojmë që në vitin 2009, Edi Rama proklamonte fitoren, por në fakt ai humbi”, theksohet në komunikatën e PD-së.
“Nuk duhet të harrojmë që në vitin 2009, Edi Rama proklamonte fitoren, por në fakt ai humbi”, theksohet në komunikatën e PD-së.
Partia që udhëheq koalicionin e djathtë thekson se është inkurajues fakti që nga rezultatet që sapo mbërrijnë kanë rritje të ndjeshme të votave.
PD-ja i bën thirrje të gjitha forcave politike që të vazhdojnë një proces të qetë dhe të rregullt të numërimit të votave.
“E përsërisim, asnjë forcë politike nuk duhet të bllokojë procesin, sepse qytetarët duhet të shohin të gjitha votat e tyre të numëruara, sa me shpejt dhe saktë”, vlerëson Partia Demokratike. /fishmedia/
Nessun commento:
Posta un commento