domenica 30 giugno 2013

Gjilan, gjendet drogë dhe municion

Në rrugën “Bejnaze Kacabaqi”, në Gjilan, raportohet se në një kafeteri që gjendet në afërsi të shkollës së mesme janë bastisur disa persona, me ç ’rast tek dy të dyshuara femra shqiptare janë gjetur dhe konfiskuar nëntë qese me substancë narkotike me peshë prej 15.1 gramë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë”, njofton Policia e Kosovës.
Sipas policisë me urdhër të prokurorit, rasti dërgohet në procedurë të rregullt.
Kurse, në një rast tjetër, në rrugën “Halil Alidemaj” në Gjilan, pas hetimeve të zhvilluara të premten është arrestuar një i dyshuar, si dhe është bastisur shtëpia e tij, me ç’ rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tre fishekë (një fishek i revoles TT, një fishek i karabinës dhe një i pushkës së gjuetisë), transmeton rajonipress.
Sipas policisë është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit tjetër, i cili gjendet në arrati, ku gjatë kontrollit është gjetur një pajisje elektronike – diviari i kamerës së sigurisë. Me urdhër të prokurorit, ky i dyshuar është dërguar në mbajtje./fishmedia/

Nessun commento:

Posta un commento