domenica 30 giugno 2013

Messi: Mourinho do të ketë sukses te Chelsea

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se rivali i tyre kryesor do të jetë përsëri ekip i fortë edhe pas largimit të Jose Mourinhos, për të cilin thotë se do të ketë sukses te Chelsea sepse ai është trajner i madh.
“Unë mendoj se La Liga gjithmonë është e vështirë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë”, ka thënë Messi gjatë vizitës së tij humanitare në Senegal.
“Ne do të luftojmë me ekipe të forta që kanë lojtarë të mëdhenj, si p.sh. Real Madridi. Mourinho ishte trajner i madh por ne e dimë se Ancelotti është gjithashtu”.
“Unë mendoj se Mourinho gjithashtu do të ketë sukses edhe te Chelsea sepse ai është menaxher i madh”, theksoi Messi. /Telegrafi/ 

Nessun commento:

Posta un commento