mercoledì 26 giugno 2013

Topalli falënderon përkrahësit e PD-së



Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përmes një statusi në Facebook ka falenderuar votuesit e saj. Udhëheqësja e listës së kandidatëve në qarkun e Shkodrës falenderon mbështetësit për përkushtimin dhe përgjegjshmërinë absoluteme të cilën mbrojtët alternativën dhe votën.

“Falenderim dhe mirënjohje për çdo militant, anëtar, simpatizant e votues të Partisë Demokratike! Falenderim dhe mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë absolute me të cilën mbrojtët alternativën dhe votën tonë. Me mirënjohje të pafund. Jozefina,” thuhet në postimin e Topallit.

Nessun commento:

Posta un commento