Ka ndërruar jetë edhe pacienti i gjashtë që po trajtohej nga ethet hemorragjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Viktima e radhës është një foshnje një javësh e cila ishte e infektuar, derisa nëna vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Këtë e ka konfirmuar shefi i repartit të infektologjisë, Sali Ahmeti.
“Për fat të keq vdekur foshnja një javësh që ishte infektuar nga ethet hemorragjike, ka ndërruar jetë, derisa nëna e saj vazhdon të jetë në gjendje të rend shëndetësore gjithashtu e infektuar”, thotë Ahmeti, transmeton Express.
Sipas tij, pacientët e tjerë që po trajtohen janë në gjendje stabile dhe se gjatë ditës se djeshme është ka renë numri i pacienteve të kanë kërkuar ndihmë.
Ky është rasti gjashtë këtë vit që kanë vdekur si pasoj e pickimit nga rriqrat. /fishmedia/
Nessun commento:
Posta un commento