lunedì 1 luglio 2013

7 shprehje që nuk duhen thënë gjatë seksit

Edhe fjalët duhen, fjalët plot eros, para dhe pas të bërit dashuri. Por ekzistojnë disa këshilla sepse jo çdo fjalë perceptohet mirë gjatë aktit seksual.
Kjo sepse ka fjalë që të thëna gjatë aktit seksual, para apo pas tij mund të shkatërrojnë komplet jetën intime, pasionin mes ciftit. Cila janë, ja 7 të tilla sipas psikiatres, Raffaele Morelli.
1-Më thuaj cfarë ndjen…
2-Atëhere si po të duket?
3-Ishte kështu dhe ish/ja jote?
4-Të shijoi?
5-Të pëlqeu?
6-…mbarove?
7-Hiqe atë gazetë dhe hajde të bisedojmë!
Fjalët mes ciftit
Sekreti për të bere bukur dashuri qëndron dhe në fjalët që thua. Kjo nuk është mister. Por duhen marrë edhe referencat e duhura që jeta nën çarçaf të shkojë më së miri.
Ja të shohim disa prej tyre.
Rregullat-Parakusht i cdo raporti erotik është se nuk egzistojnë rregulla, vënia e limiteve i jep fund surprizave.
Dritat-Më mirë të bësh dashuri në errësirë ose në dritë të zbehtë, kjo e sigurt që të ekzalton të pesta shqisat.
Përkëdhelitë-Puthjet janë shumë të rëndësishme , aq sa të vetmet që rrisin oreksin e mashkullit. Përdorini mos i kurseni.
Të jepesh-Ti dorëzohesh partnerit, e gjitha, të lesh veten deri në faktin që kjo përvojë të jetë e paharrueshme.
Koha-Kurrë mos mendo të shkuarën. Mos bëj krahasime, ankoro veten si nje anije, tani dhe këtu.
Distanca –Hera-herës qëndroni larg, kjo të bën mirë, madje këto ndarjet e vogla, sjellin eksperienca të bukura ne cift, shton dëshirën dhe ushqen marrëdhënien.
Celulari-Kurrë mos e ler të ndezur, sepse zilja mund të bjerë në momentin kulminant dhe fike sepse raporti do të jetë më i qetë dhe nuk do tju ndërpresë kush.
Koha e lirë-Zbavituni bashkë dhe kaloni momente te qeta dhe intrigues, krijojini ato sepse do të japë efekte dhe në seks.
Fantazia-Ëndrrat, dëshirat dhe fantazitë (seksuale dhe jo vetëm) nëse ia besojmë partnerit përfaqësojnë një mirëbesim dhe një raport të besuar.
Besimi –Mos fol shumë për raportin seksual e sentimental me miqtë e të njohurit. Mund t’ju japin këshilla të gabuara deri në faza që mund t’ju shkatërrojnë raportin seksual./fishmedia/

Nessun commento:

Posta un commento