A rrini në kompjuter natën vonë? Jeni nervoz në qoftë se ju nuk mund të lidheni me internet? A keni nevojë për internet të ndjeheni të kënaqur? Nëse për ndonjë përgjigje të këtyre pyetjeve është po, është e mundur që të vuani nga varësia e internetit.
Hulumtuesit në Universitetin e Kentakit (SHBA) kanë gjetur se në mes të 0.3 dhe 38 për qind e popullsisë së botës varet nga interneti. Varësia është e karakterizuar nga përdorimi i tepruar i internetit, dhe simptomat janë manifestuar nga ndryshimet në, preokupimin e humorit, pamundësia e kontrollimit të kohës së shpenzuar në internet, për neglizhimin e jetës shoqërore etj.
Varësia e Internetit është shumë e vështirë për t'u zbuluar, dhe është më e përhapur në Evropë dhe Azi. Prandaj trajtimi i kësaj varësie është zhvilluar në këtë kontinent, dhe qëllimi i saj është që të mësojë njerëzit të përdorin internetin me masë të caktuar.
Akademia Amerikane e Pediatrisë kohët e fundit lëshoi udhëzime për përdorimin e fëmijëve në internet, pasi që përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale mund të çojë në probleme me vëmendje dhe të mësuarit, çrregullime në ushqim dhe trashje.
Prindërit duhet t'i mësojnë fëmijët se si të përdorin internetin me masë, me futjen e politikave të moderuara, të tilla si të mos përdorur kopkjuterin në dhomat e gjumit apo të kufizohet përdorshmëria.
Në Evropë, kanë dalë tashmë spitalet private që ofrojnë programin e mjekimit të varësisë ndaj internetit dhe rrjeteve sociale./10minuta/
Nessun commento:
Posta un commento