Në vitin 2002, Arbana prezanton se bashku me Ermal Mamaqin, Eno Popin dhe Drini Zeqon, “Select në Top Channel”, një program muzikor i përditshëm ku ajo do të qëndronte deri në vitin 2004.
Në 2004 ajo prezanton se bashku me Evis Mulën e më vonë Alban Dudushin edicionin e parë të festivalit muzikor Top Fest. Në prezantimin e këtij festivali ajo vazhdon te qëndroje deri në përfundim te edicionit te katërt, ku skenën e ndan me Ledion Liçon.
Nga viti 2005 deri në vitin 2008 Arbana drejton konkursin e modeleve Supermodel of the World.
Nga viti 2005-2007 ajo prezanton së bashku me Alban Dudushin të premtet muzikore në Top Show, duke intervistuar artistë, muzikantë të njohur të skenës Shqiptare.
Në vitin 2008 Arbanës i besohet drejtimi i Reality Show Big Brother, me audience maksimale, program të cilin ajo vazhdon ta moderoje edhe momentalisht. Në shtator te 2008, së bashku me Adi Krastën dhe Xhemi Shehun ajo drejton E diell, programin maratonë të së dielës ku ajo qëndron vetëm për një sezon. Në shtator 2009 ajo prezanton për një sezon te vetëm 4 mujor programin gazetaresk te përditshëm “Pasdite në Top Channel”./media-roz./

Nessun commento:
Posta un commento