“Në sport dhe në jetë, të marrësh vendime të nxituara është gjëja më e keqe që mund të bësh. Pas eliminimit nga Bayerni, pati shumë komente në drejtimin tonë që thoshin se duhet të ndryshojmë gjithçka”.
“Kjo ndodh gjithmonë, veçanërisht në klubet e mëdha. Këto gjëra duhet të vendosen me qetësi dhe pastaj të hulumtohet se çfarë mund të përmirësohet e çfarë jo”.
“Për shembull, shembulli ideal është Bayerni. Ata i humbën dy finale të Ligës së Kampionëve dhe pastaj fituan në tentimin e tretë me pothuajse të njëjtit lojtarë. Ndonjëherë ndryshimet nuk janë të nevojshme”, ka thënë Fabregas. /Telegrafi/
Nessun commento:
Posta un commento