giovedì 25 luglio 2013

DASHURIA NË SHIKIM TË PARË EKZISTON

Më shumë se 25 për qind e meshkujve ranë në dashuri në shikim të parë dhe ishin të magjepsur nga partneri i tyre, pas takimit të parë. Femrat nga ana tjetër,  kërkon më shumë kohë për të kuptuar se çfarë ato duan, pra, tri takime.
 
Rreth 50 për qind e meshkujve bien në dashuri pas takimit të parë me një partnere potenciale romantike, duke dëshmuar se edhe në epokën moderne meshkujt janë ende romantik, sipas një studimi britanik të Expedia.
 
Sipas tij, 25 për qind e meshkujve pas takimit të parë, kanë ndjerë se kjo femër është për të, dhe 29 për qind pranojnë se e pëlqejnë partnerin në takimin e parë , megjithëse nuk ka rënë ende në dashuri.
 
Bisedat rreth seksit janë diçka që shumica e grave i kanë gjykuar si të papërshtatshme për temën e takimit të parë, ndërsa meshkujt refuzojnë të flasin për fillimin e një familje dhe martese, thanë studiuesit./10minuta/

Nessun commento:

Posta un commento