martedì 2 luglio 2013

EKSPERTËT PARASHOHIN RËNJE TË ÇMIMIT TË ARIT

Gjatë kësaj jave, vlera e arit ka rënë në 96 dollarë, apo 6,88 për qind , krahasuar me minimumin trevjeçar prej 1.298 dollar për një uncë, ka thënë shefi i këtij Sektori në bankën NBD, Gerhard Shubert, në raportin e tij javor, transmetojnë agjencitë botërore të lajmeve.
Pas paralajmrërimit të FED se vitin e ardhshëm do të heq programin e blerjes së fletë-obligacioneve, ka pasuar shitja më e madhe e arit në kallëpe, çka i ka minimizuar shanset për ngritjen e çmimit të këtij metali të çmueshëm, ka deklaruar shefi i Sektorit për metale të çmueshme në banken e Emirateve NBD në Dubaj.
Të enjten shefi i FEDU kishte deklaruar se së shpejti mund të ndodhë zvogëlimi i programit për blerjen e fletë-obligacioneve dhe përmbyllja definitive e këtij programi në qershor të vitit 2014, varësisht nga zhvillimet e situatës në ekonominë amerikane, çka ka nxitur shitjen në tregjet globale të aksioneve dhe në tregjet e lëndëve të para.
Trendi i rënies së çmimit të arit, i cili vlerësohet si i sigurt në kohërat e krizave dhe të inflacionit të lartë, do të vazhdojë, tha Sgubert./.10minuta/

Nessun commento:

Posta un commento