martedì 2 luglio 2013

Kim “po çmendet” në shtëpi

Kim Kardashian është duke “u çmendur” derisa qëndron e mbyllur në shtëpi për t’u kujdesur për foshnjën e saj North West.
Ylli televiziv është detyruar të qëndrojë mbyllur pas lindjes së vajzës, por duket se me kalimin e kohës po bëhet e padurueshme, raporton RadarOnline.
“Kim vërtet pëlqen të qenit nënë dhe nuk mund të nxjerrë mjaft nga bebja North, por qëndrimi në shtëpi gjithë kohën është duke e bërë atë si të çmendur”.
“Ajo thotë se ndjehet e izoluar dhe dëshiron të dalë nga shtëpia, por ajo nuk mundet pasi nuk dëshiron të fotografohet nga paparazzit”.
“Kim e di se fotografitë e bebes së saj mund t’i sjellin shumë para, miliona madje, dhe ajo duhet ta ruajë atë me shumë kujdes. Andaj ajo është duke qëndruar në shtëpi, por thotë se po bëhet e padurueshme që nuk mund të dalë nga shtëpia”, ka thënë burimi. /Telegrafi/ 

Nessun commento:

Posta un commento