E nis karrieren me nje kurore bukurie, qe pa dyshim do ia beje jeten me te bukur. 17-vjecarja qe jeton ne Firence, Fiorenza Lekstakaj, u shpall “Miss Shqiperia 2013” ne Amfiteatrin e Bylisit kete vere, duke shtuar kuriozitetin per te ditur me shume rreth pasioneve jashte ekonomikut, bindjeve politike, tipat e meshkujve qe e terheqin dhe te ardhmen e saj. Ajo zbulon ca detaje nga paskuintat e spektaklit, ku nuk kane munguar dhe kurthet kozmetike ne dhomen e grimit nga konkurrentet e tjera ne gare. E, per te pare me ne detaje linjat e Fiorenzes, ju sjellim keto foto te saj duke marre rreze ne pishinat e Tiranes.
Pasi fitove kuroren e “Miss Shqiperia”, ke shprehur ambicien se do te deshiroje ta prezantoje ti kete spektakel. Cila do te ishte pyetja qe do i beje vetes ne skene, pas nje viti si miss me kurore?
Eshte nje ambicie e keqkuptuar, pasi nuk e kam deklaruar dicka te tille. Megjithate, do i beja vetes nje pyetje te thjeshte: “A ke mbetur po e njejta Fiorenze, sic ishe para se te shpalleshe miss?
Nderkohe qe ti, si nje vajze shqiptare e rritur ne Itali, rrembeve kuroren qe e kane deshiruar shume vajza te rritura ketu. Ndjeve xhelozi femerore dashakeqese nga konkurrentet?
E vertete eshte, por te pakten xhelozia nder vajza 15-25 vjecare eshte me e justifikuar, sepse ka akoma shume pasiguri ne kete moshe. Me teper sesa xhelozi e hapur ndaj meje, ishin biseda dekurajuese me 3-4 vajza te tipit: “Mos u lodh kot, se cmimin e pare e ka blere filania. Nuk ua japin kuroren vajzave shqiptare qe vijne te konkurrojne nga jashte… Do te skualifikohesh qe ne fillim, cmimet jane te paracaktuara etj. Me keto biseda te prishej humori qe ne mengjes, por une kisha hyre ne gare me idene qe vetem te shijoja gjithcka, as e mendova fare cmimin. Kurora ishte dhurate dhe do t’u sugjeroja edhe vajzave qe do te konkurrojne vitet e ardhshme ne “Miss Shqiperia”, pa u ndikuar nga thashethemet.
Ne kinemane e viteve te kaluara gjithmone eshte trajtuar lufta mes femrave te bukura dhe hakmarrja per te shemtuar rivalen me ndonje kurth kozmetik. Ty te ndodhi ndonje incident i tille ne dhomen e grimit?
Po, me ka ndodhur nje incident dhe nuk e zbulova dot se kush e beri. Nuk e di se si, por ne shampon time kishin hedhur nje lloj vaji apo yndyre ne naten para finales. Dhe, sa me shume i laja floket, aq me shume me yndyroseshin. Pas disa larjesh, e kuptova qe dicka nuk shkonte. Nderrova shampon dhe kam lare floket me uje dhe limona te shtrydhur ne te. Pavaresisht se erdhen disi ne vete, serish ne finale nuk me mbanin floket qe te beheshin ndonje model. I mbajta floket te drejte, pasi pavaresisht larjeve, yndyra nuk ishte larguar krejtesisht. Ate dite kam qene shume ne siklet, por tani e kujtoj me gallate. Cilado qe e beri nga vajzat, nuk i mbaj inat. E kam falur!
Je vetem 17 vjec dhe ke hyre ne boten e show-bizit papritur. Cilat jane sekretet qe ti di per te mos bere kompromise ne jete?
Nuk eshte se di ndonje sekret te madh. Si 17-vjecare di vetem qe nuk mund t’i besoj gjithkujt.
Ne ndonje interviste je shprehur se je “single” dhe nuk te pelqejne ngacmimet e meshkujve ne qytetin ku jeton, Firence. Po ne Tirane, si nje vajze me kurore sa e ke terhequr vemendjen e tyre dhe a ke marre ndonje propozim te vecante?
Ndonje propozim te vecante nuk kam marre, por ne Tirane me ndodh shpesh dicka qesharake. Kur ulem neper kafene, meshkujt vijne dhe me kerkojne shkrepese apo cakmak per te ndezur cigaren, edhe pse e shohin shume mire qe une nuk pi cigare. Sic duket, e kane forme ngacmimi. Ndersa tjetra eshte qe ne kafet me qumesht qe une zakonisht pi, shkruajne fjale te embla ose “pikturojne” zemra.
Fiorenza: Do te doja te takoja Berishen dhe Ramen
Fama e nje vajze miss zgjat vetem nje vit, po bukuria zgjat pergjithmone?
Fama dhe bukuria bashke jane ceshtje kohe.
Ti je bukuri engjelli apo djalli?
Bukuri engjelli, pa dyshim.
Beson te dashuria dhe princi i kalter, apo dashuria eshte interes?
Besoj te dashuria pa interes, por jo te princi i kalter.
Je aq e perkryer ne linjat e trupit, sa te mund te pozoje nudo pa problem?
Nuk do te pozoj ndonjehere nudo.
Nese nje politikan te fton per kafe, t’i kujt prej tyre do mund t’i dilje ne takim?
Do t’u dilja dy politikaneve ne takim: Sali Berishes se kam per t’i thene dicka sekrete te veshi dhe Edi Rames, meqe PS-ja mbante njesoj si une, numrin fitues 29.
Nese nje dite do te beheshe shume e famshme ne ekran, cili do te ishte skandali qe mund te beje per te terhequr vemendje?
Do te godisja Papen e ri me sandale, ne rast se nuk do te shqyrtohen te gjitha skandalet e prifterinjve me femijet.
Te dashurin tend do e preferoje elegant dhe shik, apo te palestruar dhe te forte?
Elegant dhe shik.
Nga miss-et shqiptare deri tani cila te pelqen dhe cila prej tyre mendon se nuk e ka merituar kuroren?
I kam pare te gjitha ne foto dhe mendoj se secila prej tyre e ka merituar fitoren.
E ke provuar c’eshte lumturia, po liri pa kufi c’do te thote per ty?
Lumturia eshte kur prindi qan nga gezimi per femijen. E them kete, pasi kam pare babain tim “2 metrosh” te qante si vogelush kur une mora kuroren ne Bylis. Kur kam parasysh kete skene, mendoj se nuk e kam provuar se cfare eshte lumturia. Ndersa liria pa kufi per mua ende eshte “leje nga prinderit”.
Nje femer te bukur cfare e ben te duket e shemtuar?
Kur sillet si burre./albavipnews/

Nessun commento:
Posta un commento