“Shumë mirë, s’ka si të shkojë ndryshe... Mbingarkesa në punë dhe disa çështje personale kanë bërë që ta kalojmë në plan të dytë martesën”, ka deklaruar ajo në një intervistë për Bluetooth.
Ndryshe, Nora ka hedhur poshtë njoftimet se kënga “Le Mama” në bashkëpunim me Genën është e vjedhur.
“Nuk e di se ç’kanë me mua, por s’është e vërtetë që kënga është e vjedhur. Muzika, orkestrimi dhe teksti janë të shkruara nga producenti dhe bashkëpunëtorët e tjerë të këngës. Sa për pjesën që është keqinterpretuar si e vjedhur, është një ‘sample’, kështu quhet në gjuhën e muzikës, të cilën e kemi paguar, d.m.th. kemi blerë të drejtat për ta përdorur”, ka shpjeguar këngëtarja. /Telegrafi/
Nessun commento:
Posta un commento