lunedì 22 luglio 2013

Sot zgjedhet pasardhësi i Sali Berishës

Partia Demokratike (PD) do ta zgjedhë sot (e hënë) kryetarin e ri të saj, i cili do ta zëvendësojë Sali Berishën. 105 mijë anëtarët e saj do të zgjedhin me parimin një anëtar një votë, mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit.
“Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë bëhen më 22 korrik, ditën e hënë, nga ora 08.00 deri në orën 19.00. Vendvotimet janë përcaktuar dhe anëtarësia informohet pranë çdo dege të Partisë Demokratike në rrethe, apo çdo grup-seksioni në Tiranë. Këshilli Kombëtar dhe deputetët me banim në Tiranë, votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratike”, thuhet në njoftimi e shpërndarë për media të PD-së,transmeton epoka e re.
Që nga krijimi i PD-së në dhjetor të vitit 1991, kjo parti është drejtuar nga vetëm tre persona. Përveç Berishës, PD-ja është drejtuar nga Eduard Selami dhe Tritan Shehu. /fishmedia/

Nessun commento:

Posta un commento