lunedì 1 luglio 2013

Tre klube spanjolle të interesuara për Bojan

Mediat spanjolle raportojnë se Bojan Krkic mund të kthehet në La Liga me klubet, si Malaga, Real Betis dhe Atletico Madrid, si destinacione potenciale.
Ish-futbollisti i Barcelonës nuk ka arritur ta tregojë veten në Serie A që nga transferimi i tij te Roma në vitin 2011.
22-vjeçari e kaloi sezonin që lamë pas si huazim te Milani, mirëpo ai dështoi të siguronte vend në formacionin bazë të Rossonerëve.
Kthimi i Krkic në Spanjë cilitdo nga klubet e interesuara do t’i kushtojë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/

Nessun commento:

Posta un commento