Edhe pse në klipin e ri që ka lansuar së fundi me Dj Blunt dhe Real 1, Jonida nuk u pa askund e veshur me bikini, ajo është kapur me bikini nga paparacit në plazhin e Dhërmiut.
Duket se Jonida, përveç ngjyrës ideale çokollatë, ka mundur të perfeksionojë linjat e saj, duke realizuar forma të bukura të trupit. Jonida Maliqi, këtë pranverë festoi 30-vjetorin, ndërsa është bërë dhe nënë e djalit të saj Dan, shkruan Panorama.
Jonida pas lindjes ka ushtruar një regjim palstre dhe ushqimi për të kthyer format e trupit sa më shpejt në normale. Gjithashtu ajo ka treguar se gjatë shtatëzanisë, ka konsumuar shumë ujë, gjë që e ka bërë lëkurën të mos pësojë asnjë plasaritje.
Përndryshe, ajo njihet edhe si këngëtarja më me stil e skenës./10minuta/
Nessun commento:
Posta un commento