martedì 2 luglio 2013

POLICIA DO TË SHPENZOJË 600MIJË EURO NË VETURA PËR QEN

Disa ditë më parë zyra e prokurimit e Policisë së Kosovës përmes një tenderi përzgjodhi kompaninë kroate si fituese për furnizim me qen për nevoja të njësisë policore’’K9’’. Vlera e tenderit është 79mijë e 800 euro.
 Fituesi tjetër për furnizim me vetura që do t’i bartin qentë, nuk është shpallur ende për shkak të parregullsive të mëdha që janë shfaqur nga fillimi i procesit të prokurimit e deri më tani.
 Policia e Kosovës shpenzoi 80 mijë euro për të blerë qen, gjithashtu ka hapur ofertat për blerjen e 20 veturave për bartje të qenve në vlerë prej mbi 500 mijë euro.
Pra, Policia e Kosovës do shpenzojë 600 mijë euro për furnizim me qen dhe vetura që do ti transportojë qenët./10minuta/

Nessun commento:

Posta un commento