martedì 2 luglio 2013

TELEFONIA FIKSE, RËNIE NË TË HYRA

Për rreth 4500 është zvogëluar numri i përdoruesve të telefonisë fikse në Kosovë gjatë vitit 2012, pavarësisht se vendi e ka normën mesatare më të ulët në rajon dhe Evropë.

“Kjo dukuri mund të jetë rezultat i zëvendësimit dhe trendit gjithnjë në rritje të përdorimit të telefonisë mobile në raport me telefoninë fikse. Po ashtu, ofertat me tarifa shumë të leverdishme nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve të telefonisë mobile, kanë ndikuar që konsumatorët të zëvendësojnë shërbimet e telefonisë fikse me ato të telefonisë mobile”, thuhet mes tjerash në raportin e ARKEP-së.
Ndërsa, nëse krahasohen të hyrat nga trafiku i telefonisë fikse në fundin e vitit 2012, në raport me atë 2011, mund të vërehet se trafiku i telefonisë fikse ka shënuar rënie të ndjeshme prej afro 13.29 për qind.
Përndryshe, Autoriteti deri më tani ka licencuar tre operatorë për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese fikse në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Operatorët e licencuar janë; Telefonia Fikse (Telekomi i Kosovës TiK), e licencuar me datën; 30/07/2004,IPKO Telecommunications LLC, e licencuar me datën; 08/09/2006, dhe KONET, e licencuar me datën; 02/02/2009.
Gazeta "Zëri" ka publikuar këtë raport, ku tregohet se të hyrat vjetore nga 20 milion euro, kanë rënë në 17.3 milion euro/10minuta./

Nessun commento:

Posta un commento