Pirja e alkoolit me shokët mund të jetë kënaqësi, dhe më tej rrit atmosferën në shoqëri, por ata që e bëjnë këtë duhet të përpiqen të mos jenë shkak pastaj. Ka disa gjëra që ju duhet të bëni nëse jeni të dehur.
Vozitja
Ngasja në gjendje të dehur është jashtëzakonisht e rrezikshme. Pra, ju rrezikoni jetën tuaj dhe jetën e atyre që janë me ju në makinën tuaj, dhe jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Nëse ju jeni të dehur edhe "shumë pak", është më mirë që të ktheni në shtëpi me taksi, ose të ngas një shok i juaji që nuk ka pirë. Ngasja, ndërsa jeni i dehur nuk është guxim, por budallallëk.
Fotografimi dhe publikimi i fotove
Fotot nga ahengjet kur jeni duke pirë alkool nuk duhet të publikohen. Atëherë me siguri ju nuk jeni në gjendje të bëni vendim të drejtë, kështu që fotot mund të sjellin dëm të madh kur është fjala për reputacionin tuaj.
Këmbimi i mesazheve
Nëse keni një mik ose mike që ju pëlqen, këmbimi i mesazheve në gjendje të dehur duhet ta shmangni.
Flirt me të huajt
Flirt me të huajt, apo edhe më shumë se kaq, ndërsa jeni i dehur nuk është një ide e mirë. Ju me siguri do të pendoheni përatë në mëngjes.
Biseda me ish partnerin
Njerëzit bëhen emocional pas disa pijeve, dhe duke i bërë thirrje ish-partnerit duket si një zgjidhje e përkryer. Megjithatë, është mirë që t'i bëni ballë tundimit, sepse i dehur mund të rrënosh gjitha shanset për të "ringjallë" lidhjen.
Mos përzieni biznesin me kënaqësi
Nëse ju jeni i dehur, mos flisni për punë, sepse ju mund të thoni gjëra që ju nuk i mendoni, apo se nuk ju përshtaten. Nëse ju nuk jeni të kujdesshëm, kjo mund të jetë një katastrofë për karrierën tuaj.
Grindje
Kur ju jeni të dehur, ju do të mendoni se vetëm ju keni të drejtë, dhe kjo mund të çojë në konflikte. Nëse vjen puna deri në atë, të paktën sigurohuni që nuk ka asnjë konflikt fizik. Për mavijosje dhe gjymtyrë të thyera nuk keni nevojë./10minuta/
Nessun commento:
Posta un commento